Vrasja në Linzë/ Gjykata, 20 vite burg për katër personat

0
165

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin e dënimit për katër të akuzuarit si të përfshirë në vrasjen e shtetasit Enton Nikaj, më datë 11 Nëntor të vitit 2015.

Për vrasje, në bazë të nenit 76 i kodit penal dhe armëmbajtje pa leje, ka dënuar me 16 vjet burg Emiljano Tashon. Gjithashtu vendosi të dënojë për moskallëzim krimi :

Ervis Martinaj – me 1 një vit e katër muaj burg.

Bujar Hasani – me 1 vit e katër muaj burg.

Mirsad Kucana – me 1 vit e katër muaj burg.

Avokati Arjan Hoxha i Emiljano Tashos, theksoi pas seancës: “Nuk jemi dakord me vendimin e gjykatës pasi kemi të bëjmë me vrasje nga pakujdesia dhe jo vrasje me dashje, kurse dënimi për armëmbajtje pa leje është dhënë në kundërshtim me vendimin unifikues nr 9 të dt 26.02.2016, pra është mbajtur dispozita e vjetër ajo nga shtatë në 15 vjet.” Vendimi nga gjykata e Tiranës është dhënë sot rreth orës 16:30. klan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here