Reforma në drejtësi/ Halimi:Komponenti antikorrupsion, jemi gati ta votojmë që javën tjetër.

0
120

Në emër të PD, deputeti Eduard Halimi tha se opozita ka rënë dakord me komponentin anti-korrupsion për reformën në drejtësi. Në përfundim të mbledhjes së Komisionit, Halimi u shpreh se ditën e hënë do të shprehen për draftin.

Ndërsa Petrit Vasili tha se të ecurit sa më shpejt duhet të karakterizojë reformën.

Halimi: Opozita ka dhënë dakordësin e saj dhe pasi drafti i fundit ndryshon  nga drafti i shtatorit dhe drafti i janarit. Dhe unë besoj se komponenti që ka të bëjë me luftën ndaj korrupsionit të zyrtarëve të lartë janë shqetësimi i shqiptarëve dhe për këtë ne jepim dakordësinë tonë në parim.

Lidhur me ngritjen e institucioneve të reja kushtetuese opozita ka shprehur shqetësime lidhur me ngritjen dhe funksionimin  e tyre, me kapjen që kërkohet t’i bëhet. Gjyqtarët ndihmojnë njëri tjetrit për ti shpëtuar drejtësisë. Sot në morëm draftin dhe deri ditën e hënë do të shqyrtojmë të gjithë komponentët

Ditën e hënë do të diskutohet lidhur me draftin final dhe do të ecet me komponentëet e tjerë. Komponenti antikorrupsion jemi gati ta votojmë që javën tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here