Pretendon se zbuloi ilacin kundër bakterit, arrestohen burrë dhe grua në Kosovë

0
165

Ajtene Krasniqi së bashku me bashkëshortin e saj është arrestuar nën dyshimin se prodhonte ilaq ilegalisht, derisa është suspenduar edhe prokurori Bajram Hamitaga, që akuzohet për shkelje të etikës.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, sërish është bastisur laboratori ku ushtron aktivitetin Ajtene Krasniqi, e cila pretendon se ka zbuluar ilaçin që shëron bakterin “Escherichia Coli”, raporton transmetuesi publik.

Në bastisje ishin zyrtarë nga Agjensioni Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Agjencioni i Veterinës dhe Ushqimit ,si dhe  njësia e Krimeve Ekonomike të Pejës. Ky kontroll është bërë sipas një urdhërese nga Gjykata Themelore e Prizrenit, nën dyshimin se në këtë laborator po prodhohet një medikament ilegal NT-41 i cili paraqet rrezik serioz për shëndetin e njerëzve, ka bërë të ditur Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha.

Ai ka thënë se ky laborator është mbyllur sipas një vendimi të mëhershëm, mirëpo një gjë e tillë nuk është respektuar , ndërsa edhe kushtet në këto hapësira janë në gjendje të mjerueshme, si dhe pronarja e këtij laboratori nuk është e pajisur me licensë për ushtrimin e veprimtarisë së saj. Gjatë bastisjes janë konfiskuar edhe një shumë të hollash dhe prova të tjera materiale.

Pronarja e këtij laboratori, Ajtene Krasniqi dhe avokati i saj , nuk u deklaruan para kamerave. Sipas kryeprokurorit Hoxha, pas intervistimit Ajtene Krasniqit bashkë me bashkëshortin Osmanin iu është dhënë masa e arrestit  për 24 orë.

Kryeprokurori Hoxha është pyetur edhe për rastin e përfolur korruptiv në prokurorinë e Prizrenit. Ai bëri të ditur se, Bajram Hamitaga është suspenduar nga puna për një afat të pacaktuar.

Rasti u inicua nga një i arrestuar për tentim vrasje që gjatë gjykimit kërkoi nga kryeprokurori të përjashtojë trupin gjykues dhe prokurorin e qështjes në rastin e tij dhe të nis hetimet për ta./RTK/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here