Standard.al

Në këto vende në BE qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza

0

Kosovarëve të mërkurën Brukseli ua hap dyert për të lëvizur lirshëm në Zonën e Shengenit.

Ky trup i BE-së mori vendim që më së largu brenda tre muajve kosovarët mund të jenë të barabartë me qytetarët tjerë të Evropës.

Tani i mbetet Këshillit të BE-së dhe Parlamentin Evropian që t’i japin vulën përfundimtare këtij vendimi.

Por në cilat shtete do të mund të lëvizin lirshëm kosovarët pas heqjes së vizave.

Në Zonën Shengen janë 25 vende të BE-së, plus Zvicra që bëjnë 26 në total, mirëpo këtu hyjnë edhe tri vende të BE-së që ende nuk janë pjesë e Shengenit. Bëhet fjalë për Kroacinë, Bullgarinë dhe Rumaninë, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, kosovarët me liberalizim vizash nuk do të mund të udhëtojnë në Britaninë e Madhe dhe në Republikën e Irlandës, pasi që këto dy shtete nuk kanë pranuar të jenë pjesë e Zonës Shengen. Kështu që edhe me tutje do të duhet vizë e veçantë për të udhëtuar në këto dy vende.

Më poshtë lista e plotë të vendeve që mund të udhëtohet pa viza:

Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Francë, Lihtenshtajn, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër.

Si dhe në tri vendet që nuk janë ende zyrtarisht pjesë e Zonës së Shengenit, Kroaci, Bullgari dhe Rumani.

Ndërsa sa i përket vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, Spanja, Qipro, Rumania, Sllovakia dhe Greqia, deri me tani pasaportën e Kosovës e kanë pranuar, Greqia dhe Sllovakia, por jo edhe Spanja.

Pritet që pas vendimit përfundimtar, të deklarohet edhe Spanja për liberalizimin e vizave për Kosovën, meqë është vend anëtar i Zonës Shengen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.