Matura Shtetërore/ Nisi dje plotësimi i Formularit A1Z online, përfundon aplikimi me 6 maj

0
116

Të gjithë kandidatët që kanë mbaruar Maturën Shtetërore përpara vitit 2016 dhe nuk kanë asnjë detyrim për të dhënë provimet e Maturës Shtetërore dhe që dëshirojnë të aplikojnë më pas në programet e studimit në IAL-të publike dhe private, duhet të plotësojnë Formularin A1Z ONLINE.  Përmes njoftimit zyrtarë për media, nënvizohet se regjistrimet nisën që dje dhe përfundojnë në datën 6 maj. Për këta  kandidatë, ministria e Arsimit ka vënë në dispozicion katër ditë për të plotësuar formularin, në të cilin përzgjedhin lëndët me zgjedhje, duke i bërë pjesë e garës. Kështu, plotësimi nis me ish- maturantët kryeqytetas, Durrësin, Kavajën, Krujën, Mirditën e Kamëz për të përfunduar me ata në rrethe, sipas kalendarit të poshtëshënuar. Ndryshe nga maturantët e si vjetëm apo të viteve të kaluara, që janë mbetës në një prej lëndëve me detyrim. Maturantët që aplikojnë këtë sezon kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore dhe kanë marrë tashmë diplomën. Kështu, në Formularin A1Z ata duhet të zgjedhin dy nga listat me 27 lëndë me zgjedhje ku ata mendojnë se mund të marrin rezultatin maksimal, çka i çon drejt universitetit që dëshirojnë të ndjekin. Njësoj si maturantët që plotësuan A1Z në fillim të muajit prill, edhe këta aplikant duhet të drejtohen në shkollat ku kanë përfunduar arsimin e mesëm për të plotësuar dokumentin. Kushti i vetëm që ky hap t’u quhet është që ata të mos figurojnë të regjistruar në asnjë program studimi. Formulari, i cili mund të gjendet edhe në faqen zyrtare te MAS dhe AKP, përmban tre sesione: të dhënat personale dhe gjeneralitete e aplikantit, të dhënat shkollore, si dhe të dhënat lëndore ku shënohen në dy kuti lëndët e përzgjedhura nga maturanti për tu testuar. Gjithësesi, gjatë këtij procesi në ndihmë të tyre do të asistojë një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”. Ndërsa kandidati duhet të ketë parasysh mbajtjen e kontakteve me përfaqësuesit e shkollës për t’u njoftuar më vonë për pasqyrimin e të dhënave shkollore të gjimnazit në formularin e aplikantit. Qëllimi i Formularit A1Z është hedhja e të dhënave të aplikantëve në një databazë për t’ua ofruar më pas universiteteve ku ata dëshirojnë të ndjekin studimet e larta. Mbi bazën e treguesve të kandidatëve, si dhe kritereve që ka përcaktuar secili institucion i arsimit të lartë, do të kryhet përzgjedhja e fituesëve në fund të muajit gusht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here