Shoferi i një Range Rover të bardhë të tipit të fundit ka mbetur i shtangur kur ka parë makinë e tij prej 90.000 paund të “zbukuruar” me akuza se ai ishte një mashtrues dhe tradhëtar. Makina ishte parkuar teksa mendohet që një ish-i i tij e zemëruar shumë ka marrë një sprait të kuq dhe ka shkruar mbi makinën e tij atë cfarë i ka ardhur ndër mend në moment. Fjalët janë shkruar në pothuajse gjithë makinën, në anësoret e saj nga ana e shoferit nëpër rrotat dhe para saj. Dhjetra turistë kanë ndaluar dhe kanë bërë foto pranë makinës së parkuar në rrugën Basil në Knightsbridge. Jack menaxher i Grand Cafe përballë me makinën tha se makina ka ardhur krejt normale, por dikush kishte bëhë ndërhyrjen me sprajt.
“Unë kam qenë i zënë me klientët dhe nuk kam parë se kush e bëri këtë”
Unë jam i sigurt se personi në fjalë duhet ta ketë kuptuar mirë se kush e ka bërë sepse shkrimi fliste vetë”.