Gjërat që nuk duhet të bëni kur zgjoheni në mëngjes

0
137
Nuk ka rutinë mëngjesi që funksionon njëlloj për të gjithë. Por, ka disa gabime të cilat ndoshta jeni duke i bërë dhe që ndikojnë në pjesën tjetër të ditës tuaj.

Për të zbuluar se cilat janë këto gabime që jeni duke i bërë, gjeni më poshtë atë që shkencëtarët dhe ekspertët e tjerë kanë thënë për gjërat që nuk duhet bërë në minutat e parë kur të zgjoheni.

Të ndalni alarmin për të fjetur edhe pak– Nganjëherë thjeshtë e ndalim alarmin për të fituar edhe 10 minuta më shumë gjumë. Por, ekspertët e gjumit thonë se kjo metodë nuk është ide e mirë. Kjo për shkak se, nëse e bëni këtë, ju hyni në një cikël të gjumit të cilin nuk mund ta përfundoni. Kështu që, në vend se të ndjeheni të çlodhur gjatë ditës dhe me energji, ju do të ndjeheni gjumash.

Të pini kafe sapo të zgjoheni– Nëse mendoni se nuk mund të funksiononi siç duhet pa pirë një filxhan kafe, mendojeni përsëri. Trupi juaj prodhon në mënyrë natyrale hormonin kortizol, i cili rregullon energjinë në mes të orës 8 dhe 9 të mëngjesit. Kështu që për shumicën e njerëzve, koha më e mirë për të pirë kafe është pas orës 9:30, shkruan Express.

Të mos e rregulloni shtratin- Pse ta rregullojmë? Në fund, prapë do ta prishim kur të flemë në të më vonë, apo jo?. E vërtetë. Por sipas Charles Dhigg, autor i “The Poëer of Habit” (Fuqia e Zakonit), rregullimi i shtratit është i lidhur me një rritje të produktivitetit përgjatë gjithë ditës. Gjithsesi është e paqartë nëse rregullimi i shtratit bën që ju të jeni më produktiv ose njerëzit e super-organizuar kanë më shumë gjasa që ta rregullojnë shtratin e tyre. Duhigg thotë se rregullimi i shtratit është “çelësi i zakoneve”, që ndikon që t’i përmirësoni edhe zakonet  e tjera të sjelljes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here