Të dënuarit e burgut të Fushë Krujës po planifikojnë arratisjen, alarmohet policia,

0
182

Burgu i Fushë-Krujë prej 10 ditësh është blinduar me masa shtesë, të punonjësve të policisë së rendit dhe atyre të burgjeve.

Burime te Abc News pranë policisë së shtetit, njoftuan se 10 ditë më parë, është marr një informacion nga brenda burgut, ku dyshohet se disa të dënuar të sigurisë së lartë po planifikonin arratisjen nga burgu. Ky informacion, ka alarmuar policinë e shtetit dhe atë të burgjeve të cilët kanë shtuar masat e sigurisë. Jashtë rrethimit të burgut, mësohet se janë përqendruar makinat e policisë së shtetit ndërsa nga brenda masat e sigurisë nga policia e burgjeve është rritur. Nuk jepen detaje për emrat e personave që kanë planifikuar këtë arratisje, por dyshohet se janë personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Zyrtarisht nga burgjet, thuhet se gjithçka është nën kontroll dhe në asnjë moment nuk është cënuar siguria në burgje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here