KLD pezullon nga detyra gjyqtarin Ibrahim Hoxha

0
138

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pezulluar nga detyra, gjyqtarin Ibrahim Hoxha si dhe ka autorizuar caktimin e masës së sigurisë për të.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e KLD, duke miratuar edhe kërkesën e  Prokurorit të Përgjithshëm.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës dhe të ligjit nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, zhvilloi sot, datë 03.05.2016, një mbledhje të jashtëzakonshme, ku vendosi të miratojë kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm nr.1458/2 Prot., datë 03.05.2016 për dhënie autorizimi për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë I.H. si dhe pezullimin nga detyra, derisa çështja penale ndaj tij të përfundojë me vendim gjyqësor i formës së prerë”, thuhet në njoftimin e KLD.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i kërkoi sot Këshillit të Lartë të Drejtësisë të shkarkojë gjyqtarin Ibrahim Hoxha i arrestuar mbrëmjen e 2 majit 2016 së bashku me djalin e tij për akuzën e korrupsionit.

 

Duke përshëndetur arrestimin e mbrëmshëm Manjani paralajmëroi arrestime të tjera në fjalën e mbajtur sot në analizën vjetore të Gjykatës Administrative të Apelit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here