Standard.al

Ja përse u përlot Aurela Gace gjatë klipit (VIDEO)

0

Këngëtarja Aurela Gaçe ka treguar gjithnjë se di të jetë një “labe” e vërtetë.

Në fakt diçka të tillë ajo e dëshmon gjithnjë në skenë. Megjithatë kësaj radhe Gaçe ka treguar një sekret nga xhirimet e klipit të saj më të fundit dedikuar nënës së saj. Ajo ka rrëfyer se është përlotur gjatë xhirimeve të klipit pasi një strofë e këngës e ka emocionuar pamasë duke i kujtuar prindërit. “Do t’ju tregoj diçka që ndodhi gjatë xhirimeve. Kur xhiron, ti mund te kthehesh 10 herë për një skenë, dhe sigurisht emocioni luhatet, ikën.

Ne strofën e tretë ku thuhet “E KUR TE LARGOHESH TË MOS JESH ATY, DO TI LUTEM TOKES QË TË FLAS ME TY ” thjeshtë mendova prindërit ….fatmirësisht I Kam gjallë e mirë , por papritur përjetimi I Vargjeve më mori me vete. Sytë filluan të lotojnë. Qëndrova Para kamerës duke menduar që është vetëm një moment. Por për herë të parë ndërpreva xhirimin. 23 vjet në skenë dhe… me ndodhi . Qava…u qetësova, rregulluam grimin e vazhduam. Faleminderit me shpirt bashkëpunetoreve pasi me dhatë çfarë doja nga kjo këngë,”-shkruan Gaçe në Instagram referuar këngës së saj më të fundit…

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.