Një avion del nga pista, mbyllet aeroporti “Adem Jashari” (FOTO)
Një aeroplani i fluturimit i Turkish Airlines TK 1018 nga Stambolli ka pasur një aksident minor në aterim duke rrëshqitur nga pista, konfirmojnë nga Aerporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.
Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka të lënduar, por thuhet se aeroporti do të mbyllet për disa orë, njofton Klan Kosova.
Valentina Gara nga ANP ka thënë se aeroporti do të jetë i mbyllur deri sa të përfundojnë hetimet fillestare teknike.