Standard.al

Lotaria Amerikane publikon listat e fituesve, ja faqja ku të shikoni emrin tuaj

0

Ditën e nesërme do të shpallen edhe fituesit që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane DV 2017. Për të gjithë ata që janë në ankth dhe pritje nesër pas orës 18:00, deri të paktën më 30 qershor 2017 do të mund të kontrollojnë nëse kanë fituar Lotarinë Amerikane. Përgjigjet për statusin tuaj, mund t’i shihni përmes faqes së internetit të programit të vizave të shumëllojshmërisë, (E-DV https://www.dvlottery.state.gov/) për të parë nëse jeni përzgjedhur apo jo për të vijuar më tej aplikimin. Regjistrimet për DV 2017 janë mbyllur më datë 3 nëntor të vitit 2015. Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose email. Çdo njoftim me email ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë, nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm. Çdo komunikim me email që merrni nga Departamenti i Shtretit do ju drejtojë për të rishikuar Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj. Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë të dërgoni para me postë apo me shërbime të tilla si Western Union. Të gjitha regjistrimet e marra nga secili rajon do t’u caktohet një numër individual dhe në përfundim të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të përzgjedhë rastësisht aplikime të marra nga secili rajon. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar, aplikimi i dytë rasti i dytë i përzgjedhur etj. Të gjitha regjistrimet e marra gjatë periudhës së aplikimit do të kenë një shans të barabartë për të qenë të përzgjedhur në çdo rajon. Kur një regjistrim është përzgjedhur, aplikanti do të njoftohet për zgjedhjen e tij/saj nëpërmjet kontrollit të Statusit të të Regjistruarve (Entrant status Check) që do të vihet në dispozicion nga 3 maj 2016 në faqen e internetit të E-DV https://www.dvlottery.state.gov/).

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.