Tronditëse, njihen në internet, në takimin e parë e përdhunon (FOTO)

0
138

Bisedat në internet janë një nga mënyrat për të njohur dikë, mjafton një ekran kompjuteri apo telefon dhe t’i ke mijëra opsione. Por ajo që të frikëson është fakti se pas atyre profileve mund të qëndrojnë persona me identitet tjetër nga ai që të shfaqet, mund të jetë kriminel që mund të ketë një mijë të këqija të tjera. Shumë persona janë zhgënjyer edhe pse ka patur nga ata që kanë gjetur njeriun e zemrës që sot kalojnë jetën me njëri-tjetrin. Por, ky rast ndoshta do t’ju bëjë të reflektoni për njohjet online.

Kat Berry është një vajzë që ra preh e dhunës seksuale pas një njohje me një djalë në rrjetet sociale. Ata vendosen të takoheshin, fillimisht gjithçka po shkonte mirë, por më pas gjërat morën rrjedhë tjetër. Ai e përdhunoi duke i lënë shenja në trup që s’kanë për t’u shëruar lehtë. Vajza i ka publikuar ato online për të sensibilizuar femrat e tjera që të kenë kujdes.

“Më 17 tetor 2015 unë vendosa të takoja dikë me të cilin kisha folur online. Takimi filloi mirë, u ulëm në një pijetore për një pije dhe duke qenë se çdo gjë po shkonte mirë, ne filluam të merrnim më shumë pije dhe më pas u kthyem në shtëpinë time. Kemi biseduar për rreth pesë orë, kemi qeshur dhe dëgjuar muzikë në YouTube. Ishte bukur, por nuk kishte diçka seksuale derisa unë kisha pirë shumë dhe vendosa të shkoja në shtrat. Në atë moment ai më mori dhunshëm, më sulmoi dhe përdhunoi. Këto foto tregojnë plagët në trupin tim, në kofshë në gjoks, në krahë, në qafë. Por, këto plagë nuk tregojnë pjesën tjetër të dëmit që ai më ka bërë, disa njerëz tashmë e dinë këtë. Por, askush nuk e di për plagët që unë kam në gjinjtë e mi, rreth vaginës sime, klitorit apo dëmin e brendshëm. Më në fund shkova në polici, por për fat të keq ai më dha një emër të rremë, ai e ndryshoi numrin e tij të telefonit dhe e fshiu profilin e tij, nëpërmjet të cilit ne u takuam”, ka rrëfyer vajza duke thënë se ai njeri u kap, por u la i lirë pasi është një biznesmen që ka para dhe identiteti i tij është i mbrojtur që të mos njolloset biznesi dhe familja e tij.

vajza1-1 vajza3-1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here