Pashkët Ortodokse, urojnë përfaqësuesit e politikës

0
154

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, uroi Pashkët Ortodokse, duke e cilësuar ditën e sotme si ditë të ripërtëritjes. Ai tha se uronte që Pashka të shërbente si ditë për reflektim për të përmirësuar veten dhe për konsoliduar bashkëjetesën fetare që ekziston në Shqipëri.Ndërkohë, urimeve pranë Kishës Ortodokse përcollën edhe përfaqësues të PD dhe të Bashkisë së Tiranës.

Urimeve për festën e Pashkëve Ortodokse i janë bashkuar edhe zyrtarë të shtetit dhe personalitete të politikës.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, duke e çmuar ditën e Pashkës si ditën e ripërtëritjes, shprehu shpresën që të shërbente si moment reflektimi për të përsosur veten dhe shoqërinë.

Nishani: “Le të na shërbejë kjo ditë simbolike e kremtimit të ringjalljes së shpirtit hyjnor dhe besimit fetar për të reflektuar si dhe për të përsosur sadopak veten, të dashurit tanë, bashkësinë ku jetojmë, marrëdhëniet dhe solidaritetin njerëzor, por dhe për të konsoliduar e nxjerrë më shumë në pah vlerat e patjetërsueshme dhe tradicionale të bashkëjetesës e harmonisë fetare të shqiptarëve!Përfitoj nga kjo Festë e madhërishme të uroj gjithashtu më shumë lumturi, fat të mbarë, mirëqenie, begati e harmoni jo vetëm për besimtarët ortodoksë shqiptarë, por edhe një të ardhme sa më të begatë e të ndritur për mbarë popullin tonë”.

Ndërkohë, në selinë e Kishës Ortodokse në kryeqytet përcollën urimet e tyre edhe nënkrytetari i PD, Edmond Spaho dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranë, Andi Seferi.

Edmond Spaho: Nën shembullin e Krishtit dhe me besimin në Zot të bëjmë çdo përpjekje për një shoqëri sa më harmonike, sa më të përsosur, sa më të mirë, si rruga e vetme për të ecur përpara.

Andi Seferi: Pikërisht dashuria, harmonia, paqja, janë këto vlera që duhet të mbizotërojnë nga kjo ditë dhe në të ardhmen.Sepse janë këto vlera që pikërisht vendi ka nevojë.

Urime përcollën edhe krerë të komuniteteve fetare dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here