Natyra gjithmonë të befason, ja si i mbron kobra dy këlyshët

0

Duket se edhe gjarpërinjtë më të rrezikshëm mund të tregohen të mirë.

Pasi këlyshët ranë në një gropë me kobrën dhe qëndruan aty për 48 orë, kobra u tregua hero i vërtetë për këlyshët.

Në shtetin indian të Punjabit, dy këlyshë ranë në një bunar të vjetër. Pjesa më e keqe ishte se poshtë po i priste një kobër, që tashmë kishte rënë në bunar.

Të frikësuar këlyshët kishin filluar të lehnin më të madhe, derisa dikush i kishte dëgjuar. Banorët afër bunarit i gjetën ata brenda në bunar dhe u tmerruan kur panë se aty ishte edhe një kobër – por u befasuan kur kuptuan se ajo nuk i kishte sulmuar ata.

Në vend se t’i sulmonte, kobra u tregua mbrojtëse për qenushat e vegjël. Pas 48 orëve aty, këlyshët u nxorën nga bunari dhe gjatë procesit të shpëtimit të tyre, kobra nuk u tregua fare agresive. Ajo u tregua bashkëpunuese duke u dhënë hapësirë banorëve që t’i nxirrnin këlyshët nga bunari.

Shpëtimtarët e nxorën më pas edhe kobrën nga aty dhe e lanë të lirë në pyllin e afërt. A nuk është interesante? Njëra nga krijesat më të rrezikshme që e njohim, është aq e ndjeshme sa që ndjen problemin e krijesës tjetër.

Lini nje pergjigje