Standard.al

Basha: Rama ka vjedhur 2.2 miliard euro në 2 vjet, po afron ora e llogaridhënies

0

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shpërndarë një deklaratë për mediat ku i përgjigjet asaj që kryeministri Rama tha për energjinë elektrike.

“Rama deklaroi sot se shqiptaret paguajne fatura me te ulura energjie se me pare dhe e kunderta eshte propagande e opozites qe i do te keqen. Por te dhenat e veta zyrtare e nxjerrin si shpeshhere zbuluar kryegenjeshtarin e Ballkanit.Sipas ERE 56 % e familjeve kur çmimi i energjisë ishte përshkallëzuar per 300 kilovatët e parë paguanin 7.7 lekë per kilovat -e sot paguajne 9.52 lekë për kilovat. Cmimi mesatar po keshtu kaloi nga 8.89 ne 9.52” – shkruan Basha.

Kreu i PD-së thotë se qytetaret qe paguajne faturen e dine me mire se askush te verteten per faturen e energjisë.

“Edhe kokoshi 200 milionesh e di fare mire se po genjen por nuk ja ndjen fare, nuk i behet me vone. E ka mendjen te mbushe xhepat dhe jo te qeverise. 2.2 mld euro te vjedhura ne 2 vjet, 90 milion dollare shpenzime luksi per qeveritaret ndersa shqiptaret mezi sigurojne buken e gojes.

Ora po vjen e llogaridhenies me vote per mashtrimet e tij. Ne do te ulim cmimin e energjise per ata qe konsumojne deri ne 300 kw, buxheti i shtetit do te paguaje per familjet ne ndihme ekomomike faturen e energjise deri ne 200kë dhe ate te ujit, me miliardat qe sot shkojne per zyra dhe jaguare, koco, papule, nushe dhe carapule” – e mbyll Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.