Partizani “poker” Tërbunit, Skënderbeu bën detyrën…

0
179

Partizani fitoi mbrëmjen e së shtunës ndaj Tërbunit duke mos iu ndarë Skënderbeut në luftën për titullin. Të kuqtë triumfuan në “Qemal Stafa” me rezultatin 4-0.

Tri pikët e marra në takimin e luajtur për Javën e 32-të të Kategorisë Superiore, duket se janë mjaft të vlefshme për ecurinë e kampionatit, pasi edhe Skënderbeu fitoi në Korçë ndaj Bylisit me rezultatin 3-0.

Djemtë e Agostinelit e patën të lehtë këtë takim duke dominuar lojën jo vetëm me golat e shënuar, por edhe me qarkullimin e topit. Me këtë rezultat Partizani shkon në kuotën e 70 pikëve, 2 pikë pas Skënderbeut. 

 

Skënderbeu bën detyrën. Pas fitores në kryeqytet, korçarët kanë arritur sot suksesin e radhës  pasi kanë fituar pasër me rezultatin 3-0 ndaj Bylisit duke ruajtur kështu distancën me Partizanin edhe pas javës së 32-të.

Një ndeshje që ka folur e gjitha për ekipin bardhekuq të drejtuar nga Mirel Josa. Mbyllet gjithçka dhe Skënderbeu vazhdon të udhëheqë kampionatin me 72 pikë të ndjekur nga Partizani me 70.

Ndërkaq Bylisi me humbjen e sotme komplikon sërish pozitat në fundin e tabelës pasi mban vendin e parafundit me 28 pikë duke qënë një nga ekipet që rrezikojnë më tepër rënien nga kategoria.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here