Standard.al

Gjykata e Krimeve lë në burg 2 shantazhuesit e djalit të ish-deputetit të PD-së, 2 të tjerë në kërkim

0

Gjykata e Krimeve të Rënda, la në burg pa afat dy të dyshuarit e arrestuar, për akuzën e “gjobëvënies” ndaj djalit 17 vjeçar, të ish-deputetit të Partisë Demokratike. Gjyqtarja Flora Hajredina me kërkesë të prokurorit Olsian Çela, caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” dy të dyshuarve të arrestuar Luan Lama dhe Rogers Ademaj. Ndërsa ka shpallur në kërkim me vendim gjykate edhe dy bashkëpunëtorët e tjerë, një 25 vjeçar me inicialet F.Gj. dhe 19 vjeçar I.Sh.

Sipas akuzës, 4 të dyshuarit në kohë të ndryshme brenda një periudhe 3 mujore me anë të kërcënimit, dhunës verbale e psikologjike dhe shantazhit i kanë marr në formë “gjobe” djalit të ish-deputetit të PD-së rreth 20 mijë euro. Në dosje thuhet se në disa raste 17-vjeçari, nxënës i shkollës së mesme në kryeqytet edhe është dhunuar fizikisht nga “gjobëvënësit”, duke i kërkuar të dorëzonte paratë që i kërkonin. Është arritur të provohet, se të dyshuarit Lama dhe Ademaj bashkë me 2 shokët e tyre të shpallur në kërkim, e kërcënon 17-vjeçarin duke i thënë se do të vrisnim pjesëtarët e familjes apo edhe shantazhonin. Vetëm një javë më parë, mësohet se babai i 17-vjeçarit ka konstatuar mungesën e parave në kasafortën e familjes, duke bërë edhe denoncimin përkatës pasi djali kishte rrëfyer tmerrin e 4 gjobëvënësve.

Prokuroria për krime të rënda në bashkëpunim me policinë dhe me ndihmën e metodave special, kanë arritur të prangosin dy të dyshuarit Luan Lame dhe Rigers Ademaj në momentin e takimit, për të marr “gjobën” e radhës prej 3 mijë eurove të kërkuar me anë të kërcënimit nga 17-vjeçari. Arrestimi i tyre u bë në një lokal në rrugën e “Barrikadave” në kryeqytet, afër shkollës së mesme ku djali i deputetit ndiqte mësimet.

Sipas akuzës, të dyshuarit akuzohen se brenda një periudhe 3 mujore kanë arritur në kohë të ndryshme t’i marrin në formë gjobë djalit të ish-deputetit shumën prej 20 mijë euro. Për këtë fakt, mbi të rinjtë gjobëvënës është ngritur akuza e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” në bashkëpunim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.