Standard.al

“Flash 2” Tiranë/Kapen në flagrancë me 16 kilogramë kanabis, 2 në pranga

0

Një operacion policor ka çuar në pranga dy të rinj. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë mbrëmjen e sotme se, rreth orës 14:30 të ditës kanë finalizuar me sukses operacioni “Flash 2 ”, ku janë arrestuar në flagrancë:

Klodian (Ergys) Çela, i biri i Shaban dhe i Fatimes, 42 vjeç lindur në Lushnjë dhe banues ne Tirane rruga “Selitë”, me shtetesi dhe kombesi Shqiptare, me gjendje gjyqesore i padënuar më parë, me gjendje civile beqar, i vetë identifikuar

Fridiol Kushova, 24 vjeç, lindur ne Skrapar dhe banues në Tiranë rruga “Irfan Tomini”, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, me gjendje gjyqësore i pa dënuar më parë, me gjendje civile beqar, i identifikuar.

Finalizimi i këtij operacioni u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 1 Tiranë ku në rrugën ‘Tish Daia” në automjetin me targë AA 175 JT shtetasit e lartpërmendur janë kapur në flagrancë me një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa ku pas peshimit me peshoren elektronike rezultoi me peshë prej 15 kilogram e 954 gramë e ndarë në 6 qese plastmasi me ngjyrë të zezë .

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Klodian Çela i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materjale sasia prej 588.6 gramë lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe 0.2 gramë lënde narkotike e dyshuar “kokainë” .

Provat materiale te sekuestruara gjate operacionit “FLASH 2” janë:

Sasia prej 16 kilogramë e 546.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Sasia prej 0.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar “kokainë”.

3 telefona celualare,

1 automjet Toyota me targa AA 175 JT.

Materialet procedurale do ti dërgohen pranë Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikeve në bashkëpunim” në ngarkim te shtetasve Klodian Çela dhe Fradiol Kushova.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.