Dorëzohet në M. Drejtësisë dosja e Frrokut dhe kërkesa për ekstradim nga Holanda

0
125

Dorëzohet për përkthim në Ministrinë e Drejtësisë kërkesa për ekstradimin nga Hollanda të Arben Frrokut. Prokuroria e Përgjithshme, mësohet se ka përpiluar dosjen e plotë për Frrokun, duke bashkëngjitur edhe vendimin e dënimit me burgim të përjetshëm dhënë nga Gjykata e Apelit.

 

Prokuroria e  Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë nisur procedurat për ekstradimin nga Holanda të Arben Frrokut.  Mësohet se gjatë ditës së djeshme Prokuroria e Përgjithshme ka depozituar në Ministrinë e Drejtësisë dosjen me të gjitha provat e nevojshme që do të bëjnë të mundur ekstradimin e Arben Frrokut. Në dosje janë gjurmët e gishtave të të dënuarit me burgim të përjetshëm dhe vendimi i dënimit me burgim të përjetshëm dhënë nga Gjykat e Apelit për Krime të Rënda. Pavarësisht se mes shqipërisë dhe holandës nuk ka marrëveshje ekstradimi, procesi sipas prokurorisë do të mund të zhvillohet përmes negociatave të nisura tashmë. Zyra e shtypit pranë Ministrisë së Drejtësisë  informon se dosja e shtetasit Arben Frroku është dorëzuar ditën e djeshme nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme dhe po administrohet nga drejtoria përkatëse pranë Ministrisë së Drejtësisë.Referuar procedurave të parashikuara në ligj, materiali prej rreth 120 faqesh po përkthehet dhe pritet të dorëzohet pranë autoriteteve holandeze brenda mesit të javës së ardhshme. Pas dorëzimit të kërkesës janë autoritetet holandeze që do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendimin mbi miratimin ose jo të ekstradimit. Frroku është  dënuar nga Apeli i Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm, pasi u cilësua fajtor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj. Arben Frroku u ndalua pak ditë më parë  nga autoritetet Holandeze  me dokumente të falsifikuara. Ai mbante emrin e një qytetari nga Korça.  U identifikua përmes gjurmëve të gishtave.  Frroku u arratis në Holandë në 19 qershor të vitit 2015, vetëm dy ditë para zjgdhjeve lokale. Fillimisht u ndalua nga autoritetet  Malazeze dhe pas verifkimit u la i lirë. Në 22 qershor Apeli vendosi rikthimin e Frrokut në burg. Shkalla e parë e gjyqësorit në 3 pril 2015 kishte dhënë pafajsi për Arben Frrokun. Arben Frroku u ndalua me datën 6 mars në Schipol, pranë Aeroportit të Amsterdamit, nga një kontroll rutinë i policisë holandeze, për verifikim dokumentacioni. Ai ka paraqitur një pasaportë dhe patentë greke, me identitetin Renato Tsepa, i lindur në Korçë, më 15 Nëntor të vitit 1967. Në pasaportë shkruhet se dokumenti ishte lëshuar në vitin 2013 dhe skadonte në vitin 2018. Policët holandezë dyshuan se dokumentet ishin të falsifikuar. Më 9 mars, dyshimet e tyre u konfirmuan. Shtetasi Renato Tsepa nuk ekzistonte dhe pasaporta e patenta nuk ishin lëshuar asnjëherë nga autoritetet greke. Në të njëjtën datë, nga dhomat e paraburgimit, ai zhvendoset në Qendrën Rezidenciale për Shtetasit e Huaj të Parregullt në Amsterdam, në pritje të identifikimit e më pas të depërtimit. Megjithë kontrollin në sistemin kombëtar holandez të gjurmëve të gishtave nuk u arrit identifikimi i tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here