Si u përgjigj Fishta kur i quajtën shqiptarët hajdutë

0

gjergjfishta4

 

At Gjergj Fishta në intervistën e dhënë për gazetat britanike në 1934

 

 

Paulin Zefi

 

 

Gjatë një interviste për gazetat britanike në vitin-1934, një gazetar anglez i drejton të madhit “FISHTA” një pyetje ironike dhe fyese njëkohësisht….

 

Pyetja nr.1) – Kam dëgjuar se shqiptarët tuaj janë shumë hajdutë?!?!?!…….

 

“FISHTA” përgjigjet krejt i qetë…

“Ashtu na ka dalë nami, more zotëri. Por në Londër unë kam parë që të grabitet një bankë pikërisht ditën për diell, por asnjëri prej nesh (Shqiptarët), nuk mendon dhe as nuk e thotë se ju anglezët jeni të gjithë hajduta. Shqiptari edhe në qoftë se vjedh, këtë e bën nga halli i madh ku mundet të marrë ndonjë dele, derr apo edhe pushkë”!!!…..

(Ndërkohë, gazetari anglez artikulon pyetjen e radhës e cila do të ishte edhe pyetja e tij e fundit sepse përgjigjia që ai merr e shoqëruar me shikimin kërcënues nga ana e të madhit “FISHTA” dhe sidomos konteksti shumë goditës i përgjigjes në fjalë, e detyron korrespondetin e bezdiseshëm që të tërhiqet duke përkulur kokën me turp në praninë e shumë gazetarëve të tjerë perëndimorë)…..

 

Pyetja nr.2) – “Sikur shqiptarët të kishin mbetur të gjithë të Krishterë, atëherë i gjithë bashkimi juaj Kombëtar do të ishte arritur shumë më shpejt….Pra, ndërrimi i Besimit-fetar është me të vërtetë një dobësi e karakterit të Shqiptarit!!!……

 

I Madhi “FISHTA” ja ndërpret fjalët menjëherë, duke ju përgjigjur kështu;..”Unë vërtetë që nuk po të marr vesh more zotëri!!!…Po si guxon dhe mundet të flasë për dobësi karakteri të Shqiptarëve një anglez?!?!….E gjithë bota e di se ju anglezët, për një bythe gruaje, ia ndërruat Besimin-fetar një perandorie të tërë!!!…….

Pra, me pak fjalë, e gjithë kjo ngjarje manisfeston gjenialitetin unik të të madhit “FISHTA” dhe formimin e tij intelektual të jashtëzakonshëm;….Për ata që kanë studiuar historinë Angleze, dihet që “Mbreti Henry i VIII-të i dinastisë Tudor (1491–1547)” i cili përvecc se ishte një sovran shumë i fuqishëm, njihej gjithashtu edhe për aventurat e tij të shpeshta të dashurisë ku përvecc lidhjeve jashtëmartesore ai u martua plot 6-herë dhe bashkëshortët e tij ishin;…1)- “Katerina e Aragonës (1509-1533)” një Besimtare Katolike shumë e devotshme, e respektuar nga Papa, nga aristokracia europiane e kohës dhe e adhuruar masivisht nga i gjithë populli anglez, por Mbreti Henry i VIII-e anulloi këtë martesë për tu martuar me “Anne Boleyn”!!!….2) – “Ana Bolein (1533-1536)” e cila njihet si dashuria më pasionante e Mbretit Henry i VIII-të dhe “molla e sherrit me Selinë e Shenjtë”….3) – “Janë Seymour (1536-1537)”, e cila ndërroi jetë shumë shpejt…4) – “Anne of Cleves (1540-1540)” një martesë e anulluar brenda pak muajve…5) – “Catherine Hoëard (1540-1542)” e cila u dënua me vdekje….6) – “Catherine Parr (1543-547), martesë gjatë të cilës Mbreti Henry i VIII-të ndërroi jetë!!!…….
Ishte pikërisht Dashuria pasionante ndërmjet; “Mbretit Henry i VIII-të dhe Anne Boleyn” dhe divorci me “Mbretëreshën spanjolle, Katerina e Aragonës” që shkaktoi konfliktin e rrezikshëm me “Papën Klementi i VII-të (1478-1534) i mirënjohuri “Giulio di Giuliano de’Medici”, gjë e cila solli si produkt ndarjen përfundimtare me “Kishën Katolike Romane” dhe krijimin e “Kishës Anglikane (Protestante)”… “Papa Klementi i VII-të” nuk pranonte kërkesn e “Mbretit Henry i VIII-të për t’ia shkurorëzuar martesën e tij të shenjtë me “Katerinën e Aragonës” dhe as që bëhej fjalë që Papa ta kurorëzonte këtë Mbret-Katolik me të dashurën e tij “Anne Boleyn” ndërkohë që gruaja e tij e parë ishte akoma gjallë!!!…. Kjo ishte plotësisht e pamundur dhe diccka e tillë vazhdon të jetë e papranueshme akoma edhe sot nga Kisha-Katolike e cila nuk e njeh divorcin…Atëherë, “Mbreti Henry i VIII-të” vendosi që për hir të dashurisë së tij të verbër që ushqente për “Anne Boleyn”, ai shkeli mbi ligjet e ZOTIT dhe mbi shejntërinë e Familjes duke e divorcuar “Mbretëreshën e adhuruar Katerina”, u kurorëzua në martesë me të dashurnë e tij dhe pikërisht në vitin-1534 u vetëshpall si” Kreu i Kishës Anglikane” duke u shkëputur përfundimisht nga varësia dhe juridiksioni I “Selisë së Shenjtë në Rome”!!!….Sicc dihet, shumica e popullit anglez dhe atij uellsian edhe pse ishin shpirtërisht të lidhur ngushtë me “Kishën Katolike”, në fillim nuk e pajtuan me vendimin kapricoz të sovranit të tyre, por konflikti tradicional me Francën-Katolike dhe lufta e re me Spanjën-Katolike bëri që të triumfojë patriotizmi anglez dhe kjo urrejtje mori gradualisht edhe ngjyrime të thella fetare anti-Katolike ku mbi 90% e popullit anglez ju bashkuan “Kishës së tyre Kombëtare, Anglikane” ku një kontribut shumë të rëndësishëm mbi forcimin e autoritetit të kësaj “Kishe të re” e dha vete Mbretëresha me e adhuruar në të gjithë historinë e popullit anglez e cila ishte karizmatikja “Elizabeta e I-re Tudor (1533–1603)”…Për padrejtësinë që ju bë “Mbretëreshës Katerina e Aragones” u hakmorr pikërisht e bija e saj dhe fëmija i parë i “Mbretit Henry i VIII-të” e cila ishte “Mbretëresha Katolike Maria e I-re Tudor (1516-1558)” e njohur në historinë angleze si “Maria-gjakatare (Bloody-Mary)” e cila sapo erdhi në pushtet, nxiti një luftë civile duke i masakruar pa mëshirë, Protestantët e rinj angleze dhe Anglia gjeti paqen vetëm pas ardhjes në pushtet të motrës së saj Protestante “Elizabeta e I-re”, e bija e “Henry&Ana Bolein”……Desha të nënvizoj faktin se “Mbretëresha Ana Bolein” duke qenë se nuk i dhuroi dot një trashëgimtar mashkull, bashkëshortit të saj aventurier “Henry i VIII-te”, ajo u akuzua nga vetë Mbreti për krimin e shëmtuar të incestit me vëllain e saj dhe u dënua me vdekje duke u ekzekutuar publikisht me prerje koke, pranë Kullës së Londrës (Rezidenca mbretërore angleze)………

 

Lini nje pergjigje