Ndal Restaurimet!!! Skandal, Tyrbja e Toptanit mbulohet me pllaka mermeri

0

tyrbjaaaa

Loading...

 

Forumi për Mbrotjen e Trashëgimisë Kulturore apel IMK për herë të dytë

 

Tyrbja është mjaft interesante për kolonat monolitike, për tetë harqet e dekoruara me nga një gjethe akanthi të stilizuar në reliev, ku është edhe mbishkrimin për Kapllan Toptanin, por që sot është i palexushëm.

 

Thirrja e dytë vjen për Institutin e Momuntevet të Kulturës nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Sot kjo thirrje merr shkak nga restaurimi skandaloz që po i bëhet Tyrbes së e Kapllan Pashë Toptanit.  Pak ditë më parë u denoncuar se puna që po bëhej në këtë monument kulture ishte jashtë standardeve dhe se më këtë proces ajo po shkatërrohej totalisht. Sot forumi sjell në vëmendje një tjetër proces, atë të patinimit të mureve i cili sipas specialistëve të forumit është bërë ala dollame (brekushe) dhe se mbi tavanin e këtij monumenti kulture po vendosen pllaka memeri. “Ndaloni restaurimet!!! Skandalet po bëhen të nëpasnjëshme dhe po shkohet nga keq e më keq. Ti Ndalojë menjëherë!!!Përveç patinimit të mureve të vjetra që tashmë është bërë një modë “ala Dollame” (brekushe), monumenti mesjetar po vishet nga lart me pllaka mermeri në vend që të mbrohet me llaç speciale hidrofuge ose me bakër. Është një trishtim të shohësh plastifikimet në seri që bëhen nëpër varret monumental, kështjellat, kullat e sahateve, tyrbet etj. Pak përgjegjshmëri nga instancat superiore të Institutit të Monumenteve të Kulturës është më i nevojshëm se kurrë.”, shprehet forumi. Kujtojmë gjithashtu se edhe eksperti Artan Lame u shpreh se ajo që po ndodh me Tyrben e Toptanit është e patolerushme dhe se procesi që po  ndodh me të do të shkaktojë humbjen e gjurmëve të historisë. Ai shkoi më tej ku u shpreh se duket se Tyrbja e Kapllan Pashë Toptanit po  bëhet gati për ndonje klab apo lokal. Feudalët e mëdhenj e bënë zakon të ndërtonin tyrbe ndër të cilat sot qendron në këmbë është ajo (varri monumental) i Kapllan Pashë Toptanit vdekur në 1819. Dikur ajo qëndronte përballë tyrbes së Sulejman Pashë Bargjinit dhe Xhamisë së Vjetër, sot përballë monumentit të luftëtarit të panjohur. Ajo është në formë tetëkëndëshi, mjaft interesante për kolonat monolitike, për kapitelet e silizuara korintike dhe për tetë harqet e dekoruara me nga një gjethe akanthi të stilizuar në reliev, njëri prej të cilëve përmban mbishkrimin që flet për Kapllan Toptanin, por që sot është i palexueshëm (me përjashtim të datës 1326 ‘h). Është një tyrbe e hapur, pa çati dhe pa kube.

 

Ndaloni restaurimet!!! Skandalet po bëhen të nëpasnjëshme dhe po shkohet nga keq e më keq. Ti Ndalojë menjëherë!!!Përveç patinimit të mureve të vjetra që tashmë është bërë një modë “ala Dollame” (brekushe), monumenti mesjetar po vishet nga lart me pllaka mermeri në vend që të mbrohet me llaç speciale hidrofuge ose me bakër. Është një trishtim të shohësh plastifikimet në seri që bëhen nëpër varret monumental, kështjellat, kullat e sahateve, tyrbet etj

Loading...

Lini nje pergjigje