Motori del nga rruga në aksin Elbasan-Peqin, vdes drejtuesi nga përplasja e fortë

0
226

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Sheze.

Sipas informacioneve nga policia, mësohet se një motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit.

Përplasja ka qenë e fortë, gjë që ka bërë që drejtuesi i motorit, shtetasi Y.B të ndërrojë jetë menjëherë.

Policia po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here