I shpallur në kërkim, deputeti Azem Syla jep dorheqjen nga distanca

0
164

Deputeti kosovar i PDK-së, Azem Syla, i cili është shpallur në kërkim nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës, për krim të organizuar dhe pastrim parash, ka reaguar së fundi përmes një deklarate të shkurtër, ku njofton dorëheqjen nga të gjitha përgjegjësitë institucionale.

Por në deklaratë ai nuk thotë nëse do të dorëzohet dhe ku ndodhet. Më poshtë deklarata e plotë e tij:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Nga sot ofroj dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë instutucionale, nga të qenurit deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Hetimi i filluar ndaj meje është i padrejtë, por unë dëshiroj t’i jap hapësirë dhe mundësi drejtësisë të punojë pa ndikime.

 

Me respekt

 

Azem Syla

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here