Vaksinat shkaktojnë autizëm/ Mjekët bëjnë thirrje, prindërit nuk pranojnë të vaksinojnë fëmijët

0
428

vaksina-per-bebet

 

Jo vetëm fëmijët por edhe personat e rritur duhet të vaksinohen. Kategoritë kryesore janë personat që janë vaksinuar në harkun kohorë të viteve 70-80, të cilët duhet patjetër që të rivaksinohen

 

Sejrie Baleta

 

 

Prindërit vazhdojë të refuzojnë vaksinimin e fëmijëve të tyre. Informacione të ndryshme që shpërndahen në internet dhe analizat e bëra nga Agjensia Amerikane, rezultuan se vaksinat që u bëhen fëmijëve shkaktojnë autizëm. kanë çoroditur prindërit, të cilët shpesh hezitojnë t’u bëjnë vaksinat bebeve të tyre. Ata konsiderojnë vaksinën e fruth-rubeolës dhe të shytave, e cila bëhet në moshën njëvjeçare, si shkaktare të autizmit. “Ka prindër që refuzojnë vaksinën e MMR-së, pasi mendojnë se ajo jep një ndalim të zhvillimit psikomotor. Në qoftë se do të jenë 100 fëmijë për ta bërë, 70-80 prej tyre e bëjnë. Një pakicë e vogël e ka këtë mentalitet, pasi pjesa më e madhe mund të bëjë një shtyrje me një muaj”, tha Yllka Mano, pediatre. Në Shqipëri, kalendari i vaksinimit mbetet në dëshirën e prindërve, por specialistët u bëjnë thirrje prindërve të mos neglizhojnë asnjë vaksinë, pasi studime të shumta nuk kanë gjetur lidhje me autizmin. “Prindërit shpeshherë konsultojnë faqe të ndryshme interneti, të cilat nuk janë profesionale, por janë faqe të grupeve antivaksina, të cilat kanë interesat e tyre. Ka qindra studime, të cilat kanë vërtetuar që nuk ka asnjë lidhje midis vaksinave dhe autizmit. Nëse nuk do të bëheshin vaksinat, do të kishim ato tmerre që kemi parë gjatë shpërthimeve epidemike të fruthit, sidomos në vitet ’89-’90, që gjatë viteve ’90 u shoqëruan me vdekje, me prapambetje mendore”, thotë Silva Bino, ish-anëtare e këshillimit të vaksinave, OBSH. Me ligjin e ri të sëmundjeve infektive, tanimë në shkollë të mesme dhe të lartë, nxënësve dhe studentëve do t’u kërkohet kartela e vaksinimit.

 

Kampionati Europian

 

Ndërsa nga ana tjetër mjekët gjithashtu kanë bërë thirrje që jo vetëm fëmijët duhet të vaksinohen, por edhe të rriturit. Për të gjithë sportëdashësit që do të largohen në prag të Kampionatit Europian, duhet më parë që të vaksinohen. Kjo thirrje e mjekëve vjen si pasojë e sëmundjeve të mundshe ngjitëse që mund të marrin gjatë qëndrimit jashtë vendit. Për të mirën e shëndetit të tyre ata duhet ti nënshtohen vaksinimit për tu mbrojtur nga rreziqe të mundshe të sëmundjeve ngjitëse por jo vetëm.

 

Rivaksinim për personat që janë vaksinuar në vitet 70-80

 

Për të gjthë ata persona që janë vaksinuar në pragun e këtyre viteve duhet që të rivaksinohen sërish. Vaksinimi është një e mirë që u vjen në mbrojtje të shëndetit të tyre. Kanë kaluar shumë vite që kur ata janë vaksinuar për herë të parë dhe një rivaksinim do tu vinte shumë në ndihmë për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here