Si t’i eliminoni rrathët e zinj poshtë syve

0
172

Disa prej nesh mund të kemi probleme me rrathët e zinj poshtë syve. Mësoni disa metoda natyral se si t’i largoni:

 

Përdorni feta kastraveci

Kjo metodë përdoret për të rifreskuar pamjen e lëkurës rreth syve. Vini nga një fetë të hollë kastraveci në secilin sy dhe mbajini për 10-15 minuta. Këtë procedurë mund ta bëni çdo ditë.

Vendosni qese çaji të ftohtë ose kube akulli të vogla të mbështjella me leckë të butë – Mbajini për 10-15 minuta çdo ditë. Kështu do të shmangni edhe fryrjen e syve.

 

Përdorni patate

 

Grini një patate. Mbajeni për 30 minuta me sy të mbyllur. Shpëlajini me ujë të ngrohtë.

Përdorni një lugë të ftohtë – Vendoseni lugën për 10-15 minuta në frigorifer dhe pastaj mbajeni në sy, derisa luga të marrë temperaturën e ambientit.

Përdorni krem për sytë që përmban vitaminë K dhe retinol – Rrathët poshtë syve shkaktohen zakonisht nga mungesa e vitaminës K. Një përdorim i përditshëm dhe afatgjatë i këtyre kremrave ka më shumë efekt. Në rastet kur përdorni makijazh, mund të aplikoni edhe korrektorin për të mbuluar rrathët e zinj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here