Shiti disa herë apartamentet, shkon në gjykim bashkëshortja e ndërtuesit Rrapush Hoxholli

0
128

Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim shtetasen Vjollca Hoxholli, administratore e shoqërisë së ndërtimit “Gora shpk”, e akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”. Hetimi i Prokurorisë ka nisur në bazë të kallëzimit të shtetasit A.M., i cili ka konstatuar se dy apartamente dhe dy garazhe të blera në vitin 1997 në firmën “Hoxholli”, kompania paraardhëse e “Gora”, i janë shitur në vitin 2006 një personi tjetër, i cili rezultoi të ishte motra e të pandehurës. Nga hetimi ka rezultuar se, nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar, pronat e blera nga kallëzuesi në pallatet e “Hoxhollit” në vlerën 13 milionë lekë të reja, e pandehura Vjollca Hoxholli ia ka “shitur” motrës së saj, Sadete Bejdo, shumë vite më pas. Po ashtu, duke u deklaruar si “pronare e ligjshme”, Bejdo ka dalë garant që bashkëshorti i të pandehurës, shtetasi Rrapush Hoxholli, të marrë një hua prej 500 mijë eurosh. Prokuroria e Tiranës ka kryer veprimet hetimore, në përfundim të të cilave ka rezultuar se: Kallëzuesi A.M. ka marrë me “Kontratë porosie” në vitin 1997 dy apartamente dhe dy garazhe në pallatet e ndërtuar nga firma “Hoxholli shpk” (më pas “Gora shpk”), përfaqësuar në atë kohë nga Vjollca Hoxholli (Izeti), për të cilat ka paguar në total 13 milionë lekë (të reja). Në kohën e blerjes, apartamentet kanë qenë të pahipotekuara. Prej kohës së blerjes deri në vitin 2015, ai ka jetuar në ato apartamente së bashku me familjen e tij. Në kohë të ndryshme, kallëzuesi i ka kërkuar dokumentin e hipotekës administratorëve të kompanisë, Vjollca dhe Rrapush Hoxholli. Këta të fundit i janë jusifikuar me faktin që pallati ende nuk ishte hipotekuar dhe, sapo të përfundonin procedurat, do të pajisej me dokumentacionin përkatës. Në vitin 2015, kallëzuesi A.M. është përballur me një situatë, të konsideruar absurde prej tij. Ai njoftohet nga Gjykata e Tiranës se ndaj tij kishte nisur një proces gjyqësor civil, me objekt “kthim sendi”. Shtetasi A.M ishte paditur nga shtetasja Sadete Bejko, e cila pretendonte se ishte pronare e apartamenteve dhe garazheve në posedim të kallëzuesit. Shtetasja Bejdo, e cila rezulton të jetë e motra e administratorës Vjollca Hoxholli, pretendon se i ka blerë këto prona në vitin 2006 dhe padinë e saj e bazonte në disa dokumenta (fotokopje) akt-blerjeje. Pasi është vënë në dijeni të këtij procesi civil, shtetasi A.M. i drejtohet Prokurorisë së Tiranës me një kallëzim për “mashtrim” nga ana e administratorëve Hoxholli. Nga veprimet hetimore të Prokurorisë, rezulton se padia civile e ngritur kundër kallëzuesit A.M. është bazuar në dokumenta të fallsifikuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here