Ndërron jetë aktivisti kinez për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

0
131

Aktivisti kinez për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, dhe një ish i burgosur politik, Harry Wu, ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare.

Një fondacion, i themeluar nga Wu, tha se ai vdiq mbrëmë, ndërkohë që ishte në pushime me miqtë në Honduras.

Wu për dekada të tëra fliste kundër kampeve brutale kineze të punës, të njohura si “laogai”, të cilat u patën krijuar nga kryetari Mao Zedongu.

Vet Wu ishte dënuar në vitin 1960 me burgim të përjetshëm, pasi kishte folur kundër Bashkimit Sovjetik, që ishte aleat i Kinës.

Ai u liruar në vitin 1979, pas 19 vitesh pune të detyrueshme në minierat e qymyrit, pastaj në ndërtim të rrugëve, si dhe punës në tokat bujqësore.

Ai ishte rrahur, torturuar, dhe pothuajse kishte vdekur nga uria, e gjithashtu kishte qenë dëshmitar në vdekjet e shumë të burgosurve të tjerë në burgjet kineze, si pasojë e brutalitetit, urisë dhe vetëvrasjeve.

Në vitin 1985,Wu udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe filloi punën për ngritjen e vetëdijes lidhur me kampet e detyrueshme të punës në Kinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here