Standard.al

“Klasikët në Opera” koncert simfonik në TKOB

0

Koncerti do të sjellë veprat e kompozitorëve të njohur me famë ndërkombëtare Mozart & Haydn. Në koncertin e dirigjuar nga Edmond Doko solistë janë Fatos Bardulla (violinë), Ilir Mergjyshi (violonçel), Erik Tauzi (oboe), Orges Malaj (fagot), bën të ditur në rrjetin social Facebook, TKOBAP. Në programin e koncertit janë Simfonia Nr. 25 në G Minor K. 183 e Wolfgang Amadeus Mozart. Kjo simfoni u shkrua nga Mozart në moshën 17 vjeç në tetor të 1773 pas suksesit të operas Lucio Silla. Që kur ishte 5 vjeç ai luante në piano dhe violinë dhe performonte në oborret mbretërore evropiane. Në moshën 17-vjeçare ai u angazhua si muzikant në oborrin e Salzburgut edhe pse ambicia e çoi që të udhëtonte në kërkim të një pozicioni më të mirë. Kështu ai qëndroi në Vienë ku u bë shumë i famshëm, por në të njëjtën kohë pati edhe shumë probleme financiare. Gjatë viteve të fundit të qëndrimit në Vienë ai kompozoi simfonitë, koncertet dhe operat më të njohura të tij. Ai kompozoi mbi 600 punime, disa nga të cilat janë cilësuar si perla të muzikës simfonike, operistike, koncertale dhe korale.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.