Anëtarësimi në BE/Britania, miliarda euro për Turqinë dhe Shqipërinë

0
145

Turqia dhe disa shtete të Ballkanit Perëndimor përfshirë këtu edhe Shqipërinë, do të përfitojnë rreth 1.8 miliardë euro nga Britania e Madhe.

Shuma jepet në kuadër të anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Në Britani janë shtuar zëra kundër këtyre shteteve, duke i cilësuar si të korruptuara dhe të prapambetura ekonomikisht. Vendimi i qeverisë britanike është parë si një mënyrë për të bindur votues pro daljes së vendit nga Bashkimit Evropian.

Shuma prej 1.2 miliardë eurosh do të jepet deri në vitin 2020 për Turqinë, Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë, ndërsa pjesa tjetër do të jepet më vonë. Jashtë skemës mbetet Kosova dhe Bosnja. Shuma prej 1.2 miliardë eurosh jepet për vendet në periudhën e para anëtarësimit.

Britania ka kontribuar me një shumë prej 640 milionë eurosh për krizën e emigrantëve në Turqi. Votuesi pro daljes së Britanisë nga BE-ja thonë se e vetmja mënyrë për të bllokuar “rrjedhjen” e kaq shumë parave ishte vota pro daljes dhe këputjes së të gjitha lidhjeve mes Londrës dhe Brukselit. Referendumi në Britani pritet të zhvillohet më 23 qershor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here