Si të parandaloni rënien e gjoksit?

0
134

Rënia e gjoksit është një proçes natyror që ndodh me plakjen, pasi gjoksi humbet fleksibilitetin dhe elasticitetin. Gjoksi nuk ka muskuj, përbëhet nga dhjami, inde lidhëse dhe gjëndra që prodhojnë qumësht. Do kujdesin e nevojshëm për të mbajtur në formë të mirë. Ja çfarë ju ndihmon të parandaloni rënien e gjoksit:

Joga

Janë studiuar gjërësisht të mirat që joga i sjell trupit dhe është mekanizmi kryesor në tonifikimin e trupit dhe rritjen e fleksibilitetit. Një pjesë e tonifikimit ndodh edhe në gjoks, edhe pse varet në cilin pozicion praktikoheni zakonisht.

Masazhi

Bëjini masazh gjoksit 2 deri në 3 herë në javë me vaj ulliri. Përmirëson tonin dhe cilësinë e lëkurës.

Vajra esencial

Vaji i karotës, i selvsë, i koprës dhe i mendrës janë disa nga vajrat esencialë që ndihmojnë në parandalimin e varjës së gjoksit. E mira është të përzihen me vajra vegjetale.

Maska për gjoksin

Disa njerëz e përdorin maskën e gjoksit njeherë në javë. Kjo teknikë ndihmon forcimin e indeve të gjoksit. Jas i përgatitet maska:

Shtypni një kastravec dhe shtoni në të një të verdhë veze.  Më pas shtoni pak gjalpë në përzierje. Përzieni përbërësit dhe aplikojeni në gjoks.  Mbajeni maskën për rreth 15-20 minuta dhe më pas lahuni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here