Londër/ Policia kërkon shoferin që lag qëllimisht këmbësorët (Video)

0
158

https://youtu.be/IL45sILQqKo

Një makinë fuoristradë, e cila ditëve kur bie shi, qëllimisht i afrohet grumbujve të ujit për të lagur këmbësorët, ka shqetësuar policinë britanike.

Kjo e fundit është vënë në ndjekje të makinës që duket në video, sepse personi që e drejton atë argëtohet kur lag qytetarët e gjorë.

Sa herë bie shi, makina i afrohet trotuareve duke ngritur ujë dhe duke i lagur kokë e këmbë, ata që ndodhen duke kaluar aty pranë.

Automjeti është raportuar nga disa qytetarët që kanë patur të njëtin fat të keq dhe për momentin duket se lëviz në lagjen e Kentish Town, në Londër.

Deri më datë 15 Prill, policia ende nuk kishte mundur të binte në gjurmë të drejtuesit të mjetit, por një gazetare arriti të xhirojnë këtë video, falë se cilës u zbulua dhe traga e makinës.

“Kaloi me shumë shpjetësi ngjitur me ne dhe një zonjë e moshuar, që ishte pranë trotuarit, u mbulua nga uji. Për të mund të jetë argëtuese kjo gjë, por për ne jo”, ka thënë gazetarja.

Nga kontrollet e policisë, nuk ka rezultuar asnjë targë e tillë në sistem dhe kjo e fundit po vijon ende kërkimet, ndërkohë që ka këshilluar qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here