Kryeveprat e Shekspirit falas në telefonin apo tabletin tuaj…

0
118

A e dinit se veprat e Shekspirit u publikuan fillimisht si libra xhepi në vitin 1594, që njiheshin si “kuarto”? Për herë të parë ato u bënë të disponueshme për publikun si dokumenta të printuara. Kuartot janë kopjet më të hershme të veprave të shkrimtarit më të famshëm anglez. Tani Vodafone jua bën të mundur ti lexoni këto vepra falas në celularin apo tabletin tuaj.

Në 400 vjetorin e vdekjes së Shekspirit, Vodafone dhe Biblioteka Britanike risjellin në vëmendjen e publikut disa nga botimet më të hershme dhe më të rralla të dramave të Shekspirit tanimë në formatin dixhital.

Njerëzit në mbarë botën mund të  shkarkojnë veprat më të njohura Shekspiriane si: “Romeo & Juliet”, “Ëndrra e një nate vere”, “Hamleti”në formatin e tyre origjinal të ruajtuar në Bibliotekën e Londrës.

Këto vepra origjinale mund të shkarkohen falas në telefonin/tabletin tuaj duke skanuar kodet QR të vendosur në pjesën anësore të librave.

Biblioteka dixhitale do të jetë e aksesueshme në muajin Maj për studentët e gjuhës dhe letërsisë angleze në Universitetin e Gjuhëve të huaja, në shkolla të mesme dhe biblioteka si dhe në zyrat e Këshillit Britanik në Tiranë.

” Biblioteka Dixhitale ‘ Shekspiriane nisi turneun e saj në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe do të shfaqet në hapësirat publike dhe shkollat në tregjet e shumta Vodafone përfshirë edhe Shqiperinë, përmes 400 posterave.

Programet e edukimit dhe leximit janë pjesë e iniciativave të përgjegjshmërisë sociale me fokus  përdorimin e teknologjisë me qëllim përmirësimin e cilësisë e jetës së komunitetit.

Në këtë kuadër, Vodafone Albania ka hedhur në treg të parin aplikacion të leximit dixhital për vepra artistike të quajtur “VodafoneBooks”, përmes së cilës të gjithë përdoruesit e telefonisë celulare mund të lexojnë libra falas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here