“Eklipsi” vë në pranga bandën e gjobvënësve prej 26 mijë eurove, në Tiranë

0
151

Kishin marrë 26 mijë euro me gjobë, ndërsa janë kapur duke marrë 3 mijë euro. Bëhet fjalë për një bandë gjobëvënësish në Tiranë, të cilët janë vënë në pranga mbrëmjen e sotme.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se, kanë finalizuar operacioni i koduar “Eklipsi”.

Në pranga në flagrancë janë vënë dy persona dhe në kërkim janë shpallur dy të tjerë.

Të arrestuar janë:

  1. (i mitur), 18 vjeç, banues në Tiranë.

Luan Lama, 19 vjeç,  banues në Tiranë.

si dhe u shpallen në kërkim shtetasit :

  1. , 29 vjeç dhe I. Sh., 19 vjeç.

Këta persona prej një periudhe 5 mujore dyshohen se i kanë marrë të dëmtuarit  E. B. me anë të dhunës dhe kanosjes një shumë prej 26.000 euro dhe po tentonin qe ti merrnin dhe një shumë tjetër prej 3000 euro.

Në momentin që këta shtetas po tentonin të merrnin shumën e parave është bërë kapja në flagrancë e tyre në rrugën e “Barrikadave”, në afërsi me shkollën e mesme të përgjithshme “Sami Frashëri”, Tiranë.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– 3 aparate celulare

– 6 karta celularesh të kompanive të ndryshme

– Një automjet tip “Mercedes Benz”, me targë AA391LU

Materialet procedurale do ti  dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, për veprën penale të ”Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here