E pabesueshme/Gjermani birëson dy vëllezërit shqiptarë për t’i shpëtuar nga gjakmarrja

0
173

Një pensionist gjerman ka vendosur të birësojë dy vëllezër shqiptar, prej 16 vitesh në arrati si rezultat i gjakmarrjes, si e vetmja mënyrë për t’iu siguruar atyre qëndrimin në shtetin gjerman.

Ai është Horst Kress. Adoptimin e tyre, pensionisti nga Winkelhaidi e sheh si mundësinë e fundit për tu ardhur në ndihmë,  pasi  shteti gjerman nuk e pranon më gjakmarrjen si bazë për azil.

Dy vëllezërit, Valerian dhe Selfo, përkatësisht 28 dhe 38 vjeç janë detyruar para disa javësh të largohen nga Gjermania drejt Italisë.

Në shtetin fqinj, ata janë përplasur sërish me familjen që janë në hasmëri. Më i madhi prej vëllezërve, Selfoja është therur me thikë.

Prej asaj kohe mësohet se ai po trajtohet në një spital në Milano, ku falë një ndërhyrje të shpejtë të mjekëve u arrit të mbahet në jetë.

Mediat gjermane raportojnë se dy vëllezërit kanë jetuar në një qendër azili në Winkelhaid nga prilli 2015 deri në marsin e vitit 2016. Këtu kanë qenë në siguri, për ndryshim nga Milanoja ku janë sulmuar disa herë.

Horst Kress nga rrethi i mbështetësve të refugjatëve, e ka gjetur shumë shpejt gjuhën e përbashkët me dy vëllezërit.

Kjo ka ndodhur edhe për faktin se edhe ai, sikur ata, e flet italishten rrjedhshëm. Kur u erdhi në muajin mars vendimi për kthim, ata vendosën të ktheheshin në Milano.

Vërtet rrezik ishte edhe në Itali, por shumë më pak se sa në Shqipëri, ku i prisnin gjakësit.

Historia e tyre e hasmërisë e ka pikënisjen në vitin 2000, ku babai i tyre gjatë të shtënave me armë në një dasëm, kishte vrarë padashje fqinjin e tij.

Prej atëherë, familja e dëmtuar kërkon të hakmerret. Për këtë arsye Selfoja dhe Valeriani ndodhen në arrati prej 16 vitesh.

Në këto rrethana, mundësia e vetme për t`u siguruar një të drejtë qëndrimi në Gjermani dy vëllezërve ka mbetur adoptimi (birësimi).

Pensionisti Kress, i cili ka punuar si pedagog dhe psikolog, e ka shpallur vendimin e tij në gjykatën familjare në Hersbruck.

Por atij i duhet që të vërtetojë në noteri vendimin e tij dhe ta dërgojë në Milano, ku sëbashku me të dy “bijtë” e tij të adoptuar duhet të vërtetojë gjendjen edhe tek një noteri italiane.

Kur të gjitha këto të jenë zgjidhur, familja nga Winkelhaidi shpreson të bëhet me dy “bij” të saj të rritur.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here