Spanjë/ U kapën me 56 kg heroinë, shqiptarët i shpëtojnë burgut

0
176

Vetëm tre prej 12 personave të arrestuar në Spanjë kanë mbetur prapa hekurave. Midis të arrestuarve kishte shqiptarë dhe spanjollë, por shumica e tyre u liruan.

Hetimet ndaj grupit kishin nisur që në korrik të vitit 2015, ndërsa aksioni për arrestimet nisi më 13 prill duke përfunduar një ditë më parë.

Mediat spanjolle e cilësuan operacionin si më të madhin e këtij viti, duke sekuestruar 56 kg drogë të llojit heroinë. Të arrestuarit ishin anëtarë të dyshuar të një organizate që merrej me shpërndarjen ndërkombëtare të drogës. Ata dolën përpara Gjykatës së Barcelonës dhe Galicias.

Tre prej të arrestuarve u dërguan në burgun Lama, ndërsa dy shqiptarë të tjerë u liruan. Shtatë anëtarët e rrjetit u arrestuan në Barcelonë, ndërsa dy të tjerë në Galicia, ku edhe u sekuestrua sasia e drogës në një automjet.

Dy të arrestuarit e fundit ishin përgjegjës për shpërndarjen e heroinës. Sekuestrimi i sasisë prej 56 kg heroinë është më i madhi i kapur në Evropë gjatë këtij viti sipas medieve spanjolle.

Gjatë arrestimeve dhe bastisjeve të banesave, janë sekuestruar 350 mijë euro si dhe 7 automjete, peshore droge, makina përpunimi të lëndëve narkotike, armë zjarri.

Droga trafikohej nga Holanda me destinacion Galician dhe Portugalinë. Hetimet nisën verën e vitit të shkuar, kur agjentët mësuan se një person, i cili jetonte në qytetin e Pontevedra do të mund të blinte sasi të mëdha heroine nga një organizatë shqiptare e trafikut të drogës, për të shpërndarë më pas në Galicia dhe Portugali.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here