Standard.al

SHBA/Vdes 16 vjecarja, u sulmua nga shoqja pse i kishte marrë të dashurin

0

Ky është rasti shokues i bulizmit të 16 vjeçares, Amy Inita Joyner-Francis, e cila u sulmua për vdekje nga një grup vajzash në tualetet e shkollës.

Fotoja, e realizuar me një telefon celular, tregon se si adoleshentja e cila qëndron në gjunjë tërhiqet për flokësh nga një vajzë.

Nxënësit të cilët dëshmuan ngjarjen për 6ABC, thanë se Joyner dhe një shoqe tjetër nisën të ziheshin për një djalë kur në sherr u përfshinë disa vajza të tjera, e në një pikë ja përplasen kokën në lavamanin e tualetit.

16 vjeçarja u dërgua menjëherë në spital me helikopter në gjendje kritike për jetën por u deklarua e vdekur më vonë.

Shokët thanë se Amy nuk besonte te dhuna dhe ndoshta ka shkuar në banjon e shkollës për tu sqaruar me autoren e krimit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 8:15 të mëngjesit ditën e enjte në Shkollën e Mesme Teknologjike Howard në Wilmington, Delaware, SHBA.

336B761800000578-3553011-image-a-26_1461288006119 3367F56F00000578-3552127-image-a-65_1461257968448

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.