Standard.al

Francë/ Të shtëna pranë një shkolle, vdesin dy persona

0

shkolla-3

 

Të paktën dy persona kanë humbur jetën ndërsa një  tjetër është plagosur pas të shtënave me armë në afërsi të një shkolle në Francë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në afërsi të shkollës fillore Jean Racine, në Grenoble.

Sipas mediave vendase mësohet se njëri nga vikitimat ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes ndërsa tjetri ka gjetur vdekjen në spital pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ende nuk ka detaje sa i përket ngjarjes, ndërsa mësohet se autori është larguar menjëherë pas krimit. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie , të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes .

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.