Standard.al

Energjia, reformat penalizuan 56 për qind të shqiptarëve

0

Qeveria nuk pranoi asnjëherë se ndryshimi i tarifave të energjisë ishte praktikisht rritje e çmimit dhe nxori si argument çmimin e mesatarizuar. Nga 1 janari i vitit 2015 të gjithë konsumatorët familjarë e kanë paguar energjinë me 9.5 lekë për kilovat në orë. Më parë çmimi i energjisë për familjarët ishte përshkallëzuar në dy fasha, ku 300 kilovatët e parë paguheshin me 7.7 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli me 12.5 lekë. Referuar shifrave të raportit vjetor të 2015-s nga Enti Rregullator i Energjisë, 56 për qind e konsumatorëve familjarë kanë  konsumuar mesatarisht 300 kilovatë në muaj, ndërsa vetëm 15 për qind e tyre kanë konsumuar mbi fashën e 300 kilovatëve energji në muaj. Çka do të thotë se për 56 për qind të familjeve energjia është paguar më shtrenjtë. Ndërsa konsumatorët familjarë që konsumojnë mbi 500 kilovatorë në muaj zënë 7 për qind.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.