Standard.al

E merr gjumi në timon, vdes bashkë me dy fëmijët e mitur

0
Një baba nga Britania, mendohet se e ka zënë gjumi në timon, kështu duke bërë një aksident të tmerrshëm në të cilin ai vdiq së bashku me djalin e tij 10 vjeçar dhe vajzën 4 vjeçare.
Ndërsa gruaja e tij bashkë me fëmijën tjetër janë plagosur rëndë gjatë këtij aksidenti i cili ndodhi në jug të Dijon të Francës.

Dëshmitarët kanë treguar se e kanë parë shoferin duke humbur kontrollin, ndërsa vetura kishte dalë nga rruga.

“Ne supozojmë se shoferi ra në gjumë, ose diçka tjetër e ka hutuar” tha komandanti i lartë i policisë.

Punëtorët e shpëtimit treguan se burri ishte bllokuar brenda në rrënoja kur ata kishin mbërritur, por më pas kishte vdekur nga një atak në zemër.

Të dy u dërguan në spitalin “Edouard Herriot” në Lion, ku një zëdhënës tha se ata ishin “në gjendje kritike”.

Një video nga kanali franceze i lajmeve France 3 tregon skenat e tmerrshme të dëmit që i është bërë automjetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.