Cfarë i bashkon në Mynih Noizyn, Xherdan Shaqirin, Taulant dhe Granit Xhakën?!

0
170

Nëse keni një llogari në Instagram, s’ka si t’ju ketë shpëtuar lajmi i premierës së filmit  komedi “Frauen” (Gratë) në kinema në Gjermani dhe Zvicër. Kjo pasi Blërim Destani, që është dhe një prej aktorëve, ka një rreth shoqëror të paparë, që ndihmojnë njëri-tjetrin sa herë është e nevojshme.

Ledri Vula apo Noizy të dy publikuan foto në llogaritë respektive duke ftuar ndjekësit që jetojnë në ato zona të mos e humbasin shfaqjen e filmit. Noizy madje ka shkuar në premierën e filmit, i veshur si dhëndër dhe i shoqëruar nga ‘banda e tij’, që përbëhet nga dy vëllezërit futbollistë, Granit dhe Taulant Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

“Mos e humbisni kët, ju premtoj”, ka shkruar reperi në foton e posterit të filmit, duke na lënë të dyshojmë nëse e ka fjalën për praninë e tij, apo për filmin? Sidoqoftë jemi të sigurt që shumë prej personave të pranishëm, do të jenë aty pikërisht prej bandës së Blerim Destanit, që më pas sigurisht do të argëtohen me filmin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here