Standard.al

“Britania duhet të lobojë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE”

0

“Nuk do të binte qielli nëse do të votohej pro daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian”.

Deklarata vjen nga një prej kandidatëve të mundshëm për postin e partisë së konservatorëve të drejtuar aktualisht nga David Cameron.

Theresa May, megjithatë nuk është pro daljes së vendit të saj nga BE-ja, por thotë se Britania duhet të braktisë Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, një nga shtyllat kryesore të Unionit. Ajo thotë se anëtarësimi në BE e bën më të sigurt vendin nga krimi dhe terrorizmi.

Aktualisht, kjo çështja është tema kryesore në shtetin ishullor, ndërsa edhe Presidenti amerikan Barack Obama u bëri thirrje britanikëve që të mos votonin pro daljes nga Bashkimi Evropiane.

Kur vjen puna anëtarësimet e reja, kandidatja e mundshme për kreun e konservatorëve thotë se Britania duhet të lobojë kundër anëtarësimit të Shqipërisë, Turqisë dhe Serbisë në Bashkimin Evropian.oranews

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.