Obama: Jo trupa tokësore në Siri, do të ishte gabim për SHBA dhe Britaninë

0
119

Presidenti Barak Obama e ka përjashtuar përsëri mundësinë e dërgimit të trupave tokësore në Siri, duke thënë se duhen analizuar alternativa të tjera përveç operacioneve ushtarake për zgjidhjen e problemeve në këtë vend.

“Do të ishte gabim për Shtetet e Bashkuara, apo Britaninë, të dërgonin trupa tokësore për rrëzimin e regjimit të Asadit,” tha presidenti në një intervistë me rrjetin BBC.

Në vend të konfrontimit të drejtpërdrejtë ushtarak, tha Presidenti, komuniteti ndërkombëtar duhet të ushtrojë presion mbi Rusinë dhe Iranin që praktikisht po e mbajnë Asadin në pushtet, si dhe të punojë për një marrëveshje me opozitën siriane për formimin e një qeverie tranzicioni.

Obama e cilësoi situatën në Siri si një sfidë trans-shtetërore dhe kritikoi vendet që nuk janë angazhuar për zgjidhjen e problemit, por presin nga Shtetet e Bashkuara që të bëjë më shumë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here