Nuk kanë të ndalur talljet për politikanin që këshilloi ndjekien e modelit Shqiptar

0
177

Pas deklaratës së Sekretarit britanik të Drejtësisë së Britania e Madhe, Michael Gove, se Anglia mund të ndjekë modelin e Shqipërisë nëse del nga Bashkimi Europian, në shtetin ishullor kanë nisur talljet.

Edhe britanikja Daily Mail ka bërë një reportazh në Shqipëri, duke dërguar një reporter i cili ka bashkëbiseduar me një qytetar, të quajtur Qemal.

“Qemali ishte ulur nën hijen e një peme në fshatin Gërdec. E pyeta nëse Shqipëria mund të ishte një model për Britaninë. Më pa sikur të isha i çmendur dhe më tha “kjo që the ishte shumë e çuditshme. Ky është një shtet shumë i varfër, situata është shumë e keqe. Përse doni të jeni si ne?”, shkruan Daily Mail.

Emri i Shqipërisë ka filluar të bëhet objekt tallje në Britaninë e Madhe pas deklaratës së zyrtarit anglez. Ndërsa reportazhi i prestigjiozes Daily Mail vazhdon duke thënë se Shqipëria është një shtet i varfër ku njerëzit jetojnë me 5 dollarë në ditë, nga ana tjetër Britania e Madhe që do të ndjekë modelin e vendit tonë është ndër shtetet me ekonominë më të fuqishme të botës dhe vendi i revolucionit industrial.

“Njerëzit në Britani janë 20 herë më të pasur se në Shqipëri, ekonomia e Shqipërisë është më e vogël se e Tesco(kompani britanike)”, shkruan Daily Mail.

Në fakt, titulli i artikullit është deri diku fyes: “I dashur z.Gove, nëse doni që ne të jemi si Shqipëria, atëherë jeni gomar. Akoma jeni të vendosur për të dalë nga BE?”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here