Bëhet bashkëpunëtore në krim, nëna lejon partnerin të përdhunojë vajzën e saj

0
132
Bllokon vajzën 15 vjeçe në shtrat, i heq mbathjet dhe lejon partnerin e saj që ta përdhunojë. Është kjo ajo për të cilën akuzohet një nënë australiane 36- vjeçare.

Gruaja nga Queensland, siç raporton Daily Mail, u dënua me shtatë vite burg, pas denoncimit të bërë një vit më parë ndaj saj.

Partneri i kishte thënë një ditë para ditëlindjes së 15 të vajzës së saj, se dëshironte shumë që të bënte seks me vajzën e saj dhe gruaja për ta kënaqur, pranoi duke u bërë bashkëpunëtore në përdhunim.

Ndonëse ndikimi i saj në dhunë nuk është i madh, pozita u rëndua pasi u mësua se e kishte kërcënuar të bijën që të mos tregonte asgjë.

“Nuk ka asnjë diferencë mes atij që e përdhunoi dhe gruas”, tha gjykatësi, i cili e dënoi edhe abuzuesin me 10 vite burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here