Shoqërimi i Neranxit në polici, Berisha kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë: Akt banditesk

0
170

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të biznesmenit të njohur Nikollaq Neranxi.

Përmes dy postimeve njëra pas tjetrës, Berisha e cilëson një akt hakmarrje primitive te qeverisë ndaj avokatit të fuqishem te biznesit shqiptar. Berisha apelon Prokurorinë të vendosë para ligjit autorët e urdhrit të atij që e quan akt të shëmtuar shtetëror.

“Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt stalinist banditesk te hajduteve te shtetit ndaj perfaqesuesit te biznesit shqiptar dhe interesave te tij legjitime, i bej thirrje prokurorise se shtetit te vendose para ligjit te gjithe autoret dhe urdherdhenesit e ketij akti te shemtuar shteteror”.

Sakaq në postimin e dytë, Berisha bën publik një mesazh të marrë nga zoti. Neranxi në momentin që policia ka ndërhyrë në biznesin e tij për ta arrestuar, ku dhe po mbahej dita e parë e panairit të kulinarisë, aktivitet ky i përvitshëm nga ana e tij.

Hakmarrje primitive e Edvin Shullazit!

Cunat e krimit arrestojne presidentin, avokatin e fuqishem te biznesit shqiptar, bisnesmenin e njohur, Nikollaq Neranxi!

Te dashur miq, ne nje akt hakmarrjeje primitive, per mbrojtjen burrerore te te drejtave te bizneseve te vogla dhe te mesme nga arbitrariteti qeveritar, Edvin Shullazi ka urdheruar sot fallangat e krimit ta arrestojne ate. Ky eshte nje akt i shemtuar stalinist ndaj nje avokati te fuqishem te te drejtave ligjore te biznesmeneve shqiptar.

Theksoj ketu se qendrimet dhe pretendimet e drejta te z.Neranxi ne mbrojtje te biznesit, gjeten mbeshtetje te plote edhe nga Gjykata Kushtetuese. Kjo Gjykate gjeti antikushtetuese ligjin ndeshkues ndaj biznesit te Edvin Shullazit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt stalinist banditesk te hajduteve te shtetit ndaj perfaqesuesit te biznesit shqiptar dhe interesave te tij legjitime, i bej thirrje prokurorise se shtetit te vendose para ligjit te gjithe autoret dhe urdherdhenesit e ketij akti te shemtuar shteteror.

U bej thirrje bizneseve te mbrojne me guxim kolegun qe arrestohet sot nga banditet me pushtet sepse  mbrojti me guxim interesat e tyre legjitime! sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here