Standard.al

Ndalimi i Neranxit pa urdhër ndalimi nga Prokuroria/Kompania: I është mohuar avokati mbrojtës

0

Nikollaq Neranxi pretendon se është shoqëruar në mënyrë të paligjshme nga policia e Tiranës. në një reagim për mediat, kompania e tij thotë se: “Biznesmeni Nikollaq Neranxi shoqërohet në ambjentet e Komisariatit Nr. 6 në mënyrë të kundraligjshme, pa një urdhër ndalimi nga Prokuroria. Ai mbahet brenda këtyre ambjenteve për mbi 3 orë, duke iu mohuar edhe e drejta e mbrojtjes nga avokatët.

 

Forcat e policisë, kanë hyrë forcërisht në ambjentet e shoqërisë Neranxi gjatë organizimit të Panairit të Kulinarisë, në prani edhe te trupit diplomatik. Pretendimi për shoqërimin për më shumë lidhet me kundravajten penale “Kundërshtim i forcave të rendit”; kundravajtje kjo për të cilën nuk parashikohet ndalimi nga organet kompetente”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.