Standard.al

Flet Neranxi: Policët më thanë ndal, është urdhër

0

Biznesmeni Nikollaq Neranxi tha për mediat se punonjësit e policisë i kishin ardhur rreth orës 12:00 të pasdites së sotme, duke i deklaruar se do ta shoqëronin.

Ai thotë se nuk e kuptonte se për çfarë ndalohej, duke shtuar se respektonte policinë e shtetit dhe se ishte i gatshëm t’u përgjigjej pyetjeve në komisariatin e policisë.

Neranxi: Kishin ardhur kompania nga Evropa për t’u treguar konsumatorëve shqiptarë dhe tregtarëve shqiptarë si shijohet dhe si gatuhet në Evropë. Nga ora 02:00 na vijnë një grup policësh ku më thonë: Zt. Neranxi do t’ju arrestojmë dhe do t’ju çojmë në komisariatin nr. 6.

Mirë-u thashë- po të paktën nga ora 06:00 të mbarojë aktiviteti. Jo-thanë-është me urdhër! Më erdhi keq, pasi ishte edhe ambasadorja e Kinës. Ajo mbeti e shokuar se si mund të arrestohet një biznesmen me emër që ka bërë markë në Shqipëri dhe për tepër që unë jam përfaqësuesi i mbrojtjes së tregtarëve dhe tregtisë në Shqipëri. Të gjithë u shokuan, por unë s’kam pse shokohem! Unë do të dorëzohem!

neranxi-1-655x356

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.