Standard.al

Arkitekti i “Arena Kombëtare”/ Rama “përgënjeshtron” Gjykatat italiane

0

Pas disa publikimeve në medien shqiptare dhe pas akuzave të Partisë Demokratike për aferën e Stadiumit të ri Kombëtar, sot ka reaguar Kryeministri Rama.

Sa për arkitektin e famshëm italian, s’kanë faj që e akuzojnë si kriminel! Nuk zbuluan dot asnjë kriminel në parlament me ligjin e tyre famoz të dekriminalizimit dhe tani e kanë zbuluar në Arenvn e re Kombëtare”, – shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Me këtë deklaratë kryeministri duket se ka ‘përgënjeshtruar’ edhe gjykatësit italianë që e kanë dënuar arkitektin Marco Casamonte.
Mediet italiane raportuan në fund të tetorit të vitit 2015 se arkitekti Marco Casamonte u dënua me 2,5 vite burg për korrupsion nga gjykata e Apelit në Firence.
I njëjti arkitekt është duke zhvilluar disa projekte bashkëpunimi dhe me Bashkinë e Durrësit.

Lajmin për dënimin e arkitektit Marco Casamonte mund ta lexoni vijim, së bashku me print-screen nga faqja e gazetës italiane “Repubblica” që e ka botuar.

Të njëjtin lajm e kanë raportuar edhe medie të tjera në Itali.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.