Tiranë/ Vajza alarmon autobuzin se i kanë vjedhur portofolin, më vonë kujtohet qe e kishte lënë në shtëpi (VIDEO)

0
121

Hajdutët e xhepave në urbanet e Tiranës, tashmë janë bërë të njohur, dhe rastet e vjedhjeve po shtohen çdo ditë e më shumë. Por rasti i kësaj vajze në kryeqytet është i veçantë.

Teksa po udhëtonte me urbanin e Tiranës së Re ajo dha alarmin, duke thënë se i kanë vjedhur portofolin.

Shoferi ka mbyllur dyert në pritje të policisë për të zbuluar “hajdutin”, por që në të vërtetë për fat të mirë, në këtë rast nuk ekzistonte.

Situata aty është bërë kaotike, njerëzit përveç vapës, duhej të duronin edhe frymën e njëri-tjetrit, pasi dihet si janë urbanët tonë, tejmbushjen aq shumë saqë as ku të mbahesh nuk ke.

Por, pasi pritën për minuta të tëra, vajza kujtohet që portofolin e ka lënë në shtëpi dhe largohet menjëherë nga urbani pa ardhur policia.

https://www.youtube.com/watch?v=Jvu1RiXsLNs

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here